e-doctor

Menaxhoni klinikën tuaj në një vend të vetëm

eDoctor.al është një platformë webi e dedikuar për mjekë e klinika, që bashkon kartelën e pacientit, kalendarin e takimeve dhe regjistrimin e ekzaminimeve në një sistem të thjeshtë për t'u përdorur çdo ditë.

  • Kartela e pacientit. Të dhënat kryesore të çdo pacienti, në një vend, të personalizueshme sipas mënyrës si punoni.
  • Kalendari i takimeve. Planifikoni vizitat me lehtësi, nga kompjuteri ose celulari.
  • Ekzaminimet. Module të konfiguruara sipas specialitetit tuaj — aktualisht Endoskopia, ORL dhe disa module patologjie, me mundësi shtimi sipas kërkesës.
  • Dokumente dhe imazhe. Bashkëngjitni foto, video apo dokumente të ekzaminimeve direkt te kartela e pacientit.
  • Statistika. Raporte të gatshme mbi bazën e të dhënave që regjistroni, sipas kërkesave tuaja.
  • Privatësi. Çdo përdorues sheh vetëm të dhënat që regjistron vetë — askush tjetër s'ka qasje në to.

Pagesa është mujore, e llogaritur sipas numrit të pacientëve të regjistruar për çdo mjek.

Për më shumë informacion, na shkruani në contact@eniac.al